Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha për gazetarët se biseda me shefen e diplomacisë evropiane “nuk ishte e lehtë”, por tha se biseda ishte e sinqertë dhe e hapur.
Vuçiq deklaroi se Kallas insistoi për një përputhshmëri më të madhe të politikës sonë të jashtme, veçanërisht për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për vazhdimin e dialogut dhe një gatishmëri më të madhe për kompromise me Kosovën, si dhe për zgjidhjen e shpejtë të rastit në Banjskë.
Ndërkohë, deklaratën e Vuçiqit e ka komentuar avokati serb Çedomir Stojkoviq.
“Kemi zgjedhje, sanksione ndaj Rusisë me përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe hyrjen e shpejtë në Bashkimin Evropian. Unë kam vendosur të HEQIM DORË nga Bashkimi Evropian dhe nuk do ta ndryshoj atë politikë”, ky është përkthimi i këtyre fjalëve të Vuçiqit nga Brukseli sot, tha avokati serb.
“Nuk ka problem, ne do të ndryshojmë ty”, ka thënë Sojkoviq, transmeton Telegrafi.
“Imamo izbor, sankcije Rusiji sa popravljanjem odnosa sa Kosovom i da brzo uđemo u Evropsku Uniju. Ja sam odlučio da ODUSTAJEMO od Evropske Unije i tu politiku neću menjati”;
– to je prevod ovih Vučićevih reči iz Brisela danas.Nema problema, promenićemo TEBE. pic.twitter.com/NRjxKPxWSm
— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) December 3, 2024
Ndryshe, shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Takimet e ndara në Bruksel mes Kallasit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishin në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga blloku evropian. /Telegrafi/