Site icon Telegrafi

Avokati i Selës: Pasi të shohim arsyet, do të vlerësojmë vendimin e gjykatës (Video)

Avokati i deputetit Ziadin Sela, Abidin Abduli, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Penale në të cilën u soll aktgjykimi për të akuzuarit ndaj dhunës së Selës, tha se pasi ta marrin në formë të shkruar vendimin e gjykatës do të deklarohen nëse janë të kënaqur ose jo.

Ndërsa sa i përket personave me maska, të cilët shihen në video inçizime se kanë marrë pjesë në dhunën ndaj Selës, Abduli tha se për ta procedura hetimore është në rrjedhë dhe pritet të zbulohen kush janë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës dënohen me 82 vite burg (Video)

“Sot gjykatësja dha dënimin, por ne ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin. Nuk mund të japim përgjigje nëse jemi ose jo të kënaqur me këtë vendim. Pasi ta marrim vendimin nga gjykata dhe të analizojmë arsyet e këtij vendimi, do të vendosim nëse jemi të kënaqur. Sa i përket personave të panjohur, procedura hetimore është në rrjedhë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha mes tjerash Abduli.

Përndryshe, Gjykata Penale sot vendosi që shtatë personat e akuzuar për dhunën ndaj Selës t’i dënojë me gjithsej 82 vite burg./Telegrafi/

Exit mobile version