Site icon Telegrafi

​Avokati i ri i Popullit: Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë

Avokati i sapo zgjedhur i Popullit, Naim Qelaj në betimin e tij para deputetëve të Kosovës premtoi se do të punojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme për të avancuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vend.

Qelaj tha se do të angazhohet për respektim në tërësi të parimeve kushtetuese.

“Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do të kryej me besnikëri dhe në mënyrë të pavarur dhe paanshme detyrat dhe funksionet e që më janë besuar nga Kushtetuta dhe me ligj. Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë…do t’i respektoj në tërësi parimet dhe atë që është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës si detyrë e Avokatit të Popullit”, tha ai.

Qelaj në seancën e sotme mori votat e 69 deputetëve, derisa do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të këtij institucioni.

Exit mobile version