Një avokat i shquar suedez që përfaqësoi reperin ASAP Rocky në çështjen e tij të sulmit në Stokholm është qëlluar në kokë dhe kraharor me armë zjarri.
Henrik Olsson Lilja po dilte nga banesa e tij në qendër të Stokholmit pak para orës nëntë të mëngjesit, kur një njeri i afërt iu afrua dhe e qëlloi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Fqinjët panë që një person po gjuante avokatin tek shkallët, dhe më pas i dhanë atij një telefon për të telefonuar policinë, të cilët që nga ajo kohë kanë arrestuar disa të dyshuar.
Një grua, gjithashtu është në mesin e të arrestuarve, por revolja është identifikuar që është mbajtur nga një burrë.
“Një person është arrestuar si i dyshuar për përpjekjen e mbetur në tentativë për vrasje”, tha një zëdhënës i prokurorisë.
Olsson Lilja fillimisht përfaqësoi reperin ASAP Rocky kur u mor për herë të parë në arrest pasi sulmoi një njeri që po e ngacmonte atë dhe ekipin e tij në rrugë, por ai u zëvendësua para se të fillonte gjyqi.
Nuk dihet nëse të shtënat kishin ndonjë lidhje me çështjen e reperit amerikan.
Shërbimet e urgjencës ishin në orën 8.59 të mëngjesit dhe avokati prestigjoz u dërgua në spital me një ambulancë, raportuan media lokale. Ai ishte i vetëdijshëm kur arriti policia dhe besohet se ishte në një gjendje të qëndrueshme, por serioze.
Reperi amerikan, emri i vërtetë Rakim Mayers, qëndroi më shumë se një muaj prapa hekurave në Suedi, ndërsa ishte në pritje të gjyqit për një sulm. /Telegrafi/