Site icon Telegrafi

Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Foto: Kallxo.com

Avokati Avni Hysiqi, ka refuzuar ta mbrojë të dyshuarin me inicialet A.S, i kapur nga Policia si i dyshuar për rastin e vdekjes së vajzës 18 vjeçare, të cilën në shoqëri me një person tjetër, e kishin dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbroj, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.

“Nuk po du mu deklaru kurgjo lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S.

KALLXO.com më herët ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Ferizajt Shukri Jashari, i cili ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar kurse tjetri gjendet ende në arrati.

Exit mobile version