Avokati Naser Raufi, i cili njëkohësisht është edhe avokat i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shprehet se ligji i propozuar për amnisti i përfshin edhe dy nga të dënuarit e kësaj lënde.
Megjithatë, Raufi në “Klan Deabt”, tha se të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës duhet të lirohen menjëherë, pasi janë të pafajshëm dhe se faktet për këtë, sipas tij, janë të qarta.
“Kjo është një paradoks aq i madh se këto duhet jo të amnistohen, por duhet të lirohen. Me abolicion, menjlherë duhet të lirohen.
Nuk e them këtë si avokat i tyre sepse avokati mund të jetë subjektiv, por vetë grupi i ekspertëve në lëndën e ‘Monstrës’ e ka thënë këtë punë”, tha mes tjerash Raufi.