Site icon Telegrafi

Avokati i rastit “Titanik” kërkon përjashtimin e prokurores Stefanova për shkak të rastit “Haraçi”

Në seancën e sotme për rastin e PSP-së “Titanik”, avokati Dimitar Dangov kërkoi që prokurorja Lile Stefanova të përjashtohej nga përfaqësimi i çështjes.

“Në lidhje me prokuroren Lile Stefanova, për të cilën të gjithë në sallë kanë respekt, ajo nuk ka të drejtë të përfaqësojë këtë çështje” tha Dangov, duke sqaruar se kjo ishte për shkak të veprimeve juridike në rastin “Haraçi”.

I pandehuri Ilija Dimevski tha se kërkon që seanca kryesore për rastin “Titanik” të pezullohej derisa të përfundojnë procedurat e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Kuvendit për Katica Janevën, sepse nuk është e sigurt nëse rastet e tjera të Janevës, sipas tij, janë të infektuar me dyshime serioze, haraç ndaj biznesmenëve dhe shantazhe ndaj politikanëve./Telegrafi/

Exit mobile version