Site icon Telegrafi

Avokati Qerkini: Gjykata ka vendosur kundërligjshëm për paraburgimin e Nuredin Lushtaku

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka thënë se vendimi i Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit të klientit të tij është vendim i kundërligjshëm.

Masën e paraburgimit për dy muaj ndaj Nuredin Lushtakut, avokati i tij Artan Qerkini e ka quajtur të kundër ligjshme.

I ftuar në RTV Dukagjini, Qerkini ka thënë se vazhdimi i paraburgimit për klientin e tij ka qenë e pa nevojshme.

Sipas tij, arsyetimi i Gjykatës ka qenë se duhet të intervistohen dy policë, por avokati Qerkini është shprehur se ata tashmë janë intervistuar një herë, dhe se nuk është e ligjshme të vazhdohet paraburgimi për riintervistimin e tyre.

“Në ndërkohë në 30 ditët e paraburgimit, gjykata i ka marrë në pyetje ata dy dëshmitarë dhe i ka rimarrë në pyetje shumicën e dëshmitarëve që kanë qenë policë të Kosovës”, ka thënë ai.

“Asnjëherë në praktike nuk ndodhë vazhdimi i paraburgimit për shkak të rimarrjes në pyetje”, ka vazhduar Qerkini.

Exit mobile version