Avokati i Popullit , Hilmi Jashari me rastin e Ditës Botërore të Romëve, me bashkëpunëtorët sot viziton lagjen me banorë të komunitetit rom në komunën e Graçanicës.
Qëllimi i kësaj vizite është përkrahja e komunitetit rom nga Institucioni i Avokatit të Popullit, të cilët ende jetojnë në kushtet të vështira.
Gjatë kësaj vizite Avokati i Popullit do të takohet me përfaqësuesit e lagjes si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të romëve.