Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit: Vajzave me shamia në Ohër t’u lejohet të ndjekin mësimin

Avokati i Popullit dënon ashpër procedurën e Ministrisë së Arsimit, e cila përmes një letre i mundëson drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi dhe Vllazërimi” nga Ohri, të ndalojë nga ndjekja e mësimit nxënëset që bartin shamia në kokë.

Avokati i Popullit në Maqedoni kërkon që menjëherë t’u lejohet që vajzave me shamia të ndjekin mësimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kushtetuta e Maqedonisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parashohin dhe lejojnë liri të besimit dhe liri të shfaqjes së besimit, ndërsa sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, liria e manifestimit të besimit mund të bie vetëm nën kufizimet e parapara me ligje, ndërsa kufizime të tilla nuk janë paraparë në Ligjin për arsim fillore”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Në reagim gjithashtu thuhet se nevoja për respektim të ligjit është akt i detyrueshëm për çdo kënd në vend./Telegrafi/

Exit mobile version