Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit: Tortura nuk është sinonim i të kaluarës

Në prag të 26 qershorit si dita ndërkombëtare për përkrahjen e viktimave të torturës, Avokati i Popullit deklaroi se  kjo ditë ka për qëllim të na rikujtojë të gjithë neve për obligimin tonë ta heqin torturën dhe të implementojnë Konventën kundër torturës, trajtim ose dënim jo human dhe jo njerëzor, sepse askush nuk meriton trajtim jo human.

“Në këtë ditë i bëjmë thirrje të gjithë faktorëve në shoqëri, sidomos organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile, dhe të gjithë personat që të bashkohen për përkrahjen e qindra mijëra njerëzve në mbarë botën, të cilët kanë qenë viktimë të torturës dhe të gjithë atyre që akoma janë subjekt i trajtimin jo human”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Në këtë rast Ombudsmani potencon se tortura në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet dhe njëkohësisht rikujton obligimin e qeverisjeve për marrjen masa për ndalimi e akteve të torturës dhe trajtim o njerëzor, trajtim degradues apo dënim jo njerëzor./Telegrafi/

Exit mobile version