Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit: Të miturit do të zhvendosen nga burgu i “Idrizovës”

Të miturit që ndodhen në burgun “Idrizovë” do të zhvendosen nga burgu dhe do të dërgohen në institucionin korrektues në Tetovë apo në ndonjë vend tjetër më të përshtatshëm. Kështu tha Avokati i Popullit në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, burgu “Idrizovë” është përjashtuar si institucion ku mund të vendosen të miturit.

“Kjo do të zgjidhë problemin e kushteve të këqija të jetesës, mungesën e një procesi arsimor, mungesën e kujdesit adekuat shëndetësor, mungesën e edukimit dhe risocializimit, si dhe do të parandalojë kontaktin e të miturve me femrat e dënuara, për të parandaluar diskriminimin ndaj të miturve”, tha ai.

Exit mobile version