Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit shqetësohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për falje

Avokati i Popullut i Maqedonisë ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, posaçërisht për mundësinë e faljes së personave të dënuar për pedofili, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Avokatit të Popullit, me këtë vendim vihet në pikëpyetje parandalimi dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të fëmijëve, por edhe rënohen të gjitha reformat e arritura deri tani, përfshirë edhe regjistrin e pedofilëve.

Avokati i Popullit është i shqetësuar edhe për mundësinë e faljes së personave që kanë kryer vepra penale në zgjedhje, duke konsideruar se sanksionimi i këtyre krimeve duhet të forcohet, e jo të dobësimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version