Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit reagon për bojkotin në shkollën ”Njegosh” të Idrizovës

Çdo nxënës ka të drejtë të ndjek mësimin në gjuhën e tij amëtare, kështu thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit i cili ka hapur peocedurë për shkollën fillore Njegosh të komunës së Gazi Babës. Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje e të drejtës kushtetuese për nxënësit të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare.

“Neni 10 i ligjit për arsim fillor që i referohet përdorimit të gjuhëve në arsim sipas së cilit, puna edukative mësimore në shkollën fillore realizohet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik. Për nxënësit përfaqësues të bashkësive që ndjekin mësimin të ndryshëm nga gjuha maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, puna edukative mësimore zhvillohet në gjuhën dhe shkrimin e bashkësisë përkatëse” – thuhet në letrën e avokatit të popullit.

Nxënësit të shkollës fillore Njegosh më shumë se një muaj nuk po zhvillojnë mësim, kjo pasi nuk kanë përdunduar klasën e pestë dhe nuk mund të vazhdojnë më tutje pasi nuk ka paralele në gjuhën shqipe prej klasës së gjashtë deri të nëntën. Për këtë kanë reaguar prindërit e nxënësve që ndjekin mësim në gjuhën maqedonase, janë kundër hapjes së paraleles pasi sipas tyre nuk ka hapësira të mjaftueshme edhe pse për këtë Inspektorati i Arsimit ka konstatuar se vend, por mungon gatishmëria e drejtorit të shkollës dhe komunës. /KlanMacedonia/

Exit mobile version