Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit në Maqedoni propozon dy emra për zëvendës të tij

Ixhet Memeti, Avokat i Popullit në Maqedoni, ka dërguar një kërkesë te kryetari i kuvendit të Maqedonisë, për zgjedhjen e dy zëvendësve të tij në këtë funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shkresën zyrtare të Memetit, propozohen emrat e Suzana Saliut dhe Jovan Andonovskit, për zëvendës të tij.

Suzana Saliu ka qenë më herët zëvendëse e Avokatit të Popullit në vitet 1997-2006, ndërkaq nga 2011 është deputete e BDI-së. Tani për tani, Saliu udhëheq me Qendrën për menaxhim me krizat.

Jovan Andonovski është këshillëtar shtetëror dhe sekretar shtetërorr në Sekretariatin për çështje evropiane. Që të dy, duhet që të zgjidhen më 12 tetor./Telegrafi/

Exit mobile version