Sipas Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, obligimet për luftë kundër torturës dhe trajtimit çnjerëzor nuk duhet të jenë vetëm deklarativ, por është koha që pushteti të ndërmerr masa konkrete dhe aktivitete për shuarjen e kësaj situate, çërcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se personave që kanë qenë lëndë e keqtrajtimit ose ndonjë procedure tjetër nënçmuese, çnjerëzore dhe të dhunshme, duhet t’u sigurohen të drejta të duhura juridike, mjekësore, psikologjike dhe mbështetje sociale.
Memeti theksoi se mbështetja e viktimave të torturës paraqet një nga obligimet themelore të çdo shoqërie që i respekton parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut./Telegrafi/