Në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive etnike, u shqyrtua propozimi për ndryshime në Ligjin për Avokatin e Popullit, trasmeton Telegrafi Maqedoni.
I pranishëm në mbledhje, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka kërkuar më shumë para nga buxheti për veprim të pavarur të këtij institucioni. Ai theksoi se mungesa e mjeteve të mjaftueshme e vështirëson punën./Telegrafi/