Telegrafi

​Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vizituar sot ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Ai tha se është momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë.

Falënderues për këtë vizitë u shpreh edhe drejtori i Qendrës për të drejtën humanitare, Bekim Blakaj.