Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit mbështet protestën e gazetarëve në Maqedoni

Avokati i Popullit shpreh mbështetjen për protestën e punonjësve të mediave, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, për arsye se informimi i saktë dhe në kohë nuk ka alternativë.

“Gazetarëve, ose siç quhet edhe forca e shtatë, medoemos duhet t’u sigurohen të gjitha kushtet për punë/për punë të sigurt, sepse ata janë elementi më i rëndësishëm në transmetimin e informacioneve tek qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen për të gjitha zhvillimet e rëndësishme në shtet.

Profesioni i gazetarit duhet respektuar dhe institucionet duhet të jenë sa më transparente dhe të hapura për bashkëpunim, pavarësisht se çfarë lajmi transmetohet.

Respektimi i lirisë së fjalës kontribuon në ndërtimin e një shoqërie vërtet demokratike dhe për këto arsye askush, askund dhe për asnjë arsye nuk duhet t’i pengojë ata të raportojnë saktë dhe në kohën e duhur dhe shteti duhet t’u garantojë kushte të sigurta pune”, thuhet në letër-mbështetjen e Avokatit të Popullit.

Exit mobile version