Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit: Maqedonia ndjek politikën e kufijve të mbyllur për refugjatët

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, edhe Avokati i Popullit shpreh brengosje që Maqedonia këtë ditë e shënon me, siç thuhet, politikë të kufijve të mbyllur për refugjatët, gjegjësisht njerëzve të cilët janë detyruar që ta braktisin shtëpinë e tyre për shkak të konflikteve dhe përndjekjeve.

“Avokati i Popullit ju bën thirrje institucioneve kompetente për respektimin e plotë të të drejtave të këtyre personave në pajtim me dokumentet ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për statusin e refugjatëve prej vitit 1951 si dhe Protokollit prej vitit 1967”, thuhet në kumtesë.

Njëherësh, Avokati i Popullit apelon për solidaritet më të madh me refugjatët, në përpjekje që të ruhet dinjiteti i tyre njerëzor dhe të ndjehen përsëri të sigurtë dhe të pranuar në rrethin e ri./Telegrafi/

Exit mobile version