Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit konstatoi keqtrajtimin e të burgosurve të rastit të Kumanovës

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ka konstatuar dhunën e vazhdueshme fizike dhe psiqike ndaj anëtarëve të ”Grupit të Kumanovës”. Ai ka qëndruar në burgun e Shutkës, ku i ka vizituar të burgosurit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Memeti ka deklaruar për Alsat-M se prokuroria nuk i ka marrë parasysh procedurat e ngritura për këto raste të keqtrajtimeve, duke theksuar se edhe në Ministrinë e dretësisë dhe asaj të punëve të brendsme, ka anashkalim për këto raste, edhe pse janë në dijeni se çfarë është duke ndodhur, por nuk marrin masa.

Keqtrajtimin e të burgosurve të rastit të Kumanovës e kanë alamruar edhe avokatët mbrojtës të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version