Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit kërkon ndjekje penale për policët të cilët rrahën protestues gjatë “Revolucionit Laraman”

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka dorëzuar tek Prokuroria Themelore Publike në Shkup, propozim për padi penale kundër 4 policëve dhe kundër disa zyrtarë tjerë të panjohur të MPB-së, për torturë, ndaj Gorjan Atanasov, Goran Naumovski, Bahri Rexhepi dhe Dimitrija Angjelovski, gjatë “Revolucionit Laraman” përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në propozimin e avokatit janë shënuar edhe lëndime tjera të lehta në protestat e 13 majit vitin e kaluar, ditën kur presidenti i shtetit Ivanov, amnestoi 56 funskionarë të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version