1523 raste të shkeljes së të drejtave të njeriut janë regjistruar në vitin 2016, që është për katër për qind më shumë në krahasim me vitin 015, deklaroi sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, gjatë paraqitjes së raportit të punës para deputetëve në Kuvend.
Ixhet Memeti iu referua kushteve të këqija në burg, ndërsa konstatoi se ka një numër të madh të rasteve të maltretimit në kryerjen e detyrës zyrtare dhe sjellje johumane në MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Veprimi policor, joprofesional dhe brutal, përdorimi i rritur i forcës i policisë së burgut ndaj personave të dënuar dhe mungesa e mbrojtjes shëndetësore në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, mungesa e sistemit pensional me pasoja dëmtuese rreth persona të siguruar, mjete të pasiguruara për pagesë të të drejtave të asistencës sociale, shkelje të drejtës së punësimit të personave me pengesa, deportimit ilegal të refugjatëve, vërtetimit antiligjor të pagesës së taksës së RTV, ujit dhe komunalive tjera, tatim antikushtetues i qytetarëve, si dhe joprofesionalizëm në organet zgjedhore”, theksoi Memeti.
Në seancë pa debat u miratua edhe Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016. Në vijim është debati rreth Propozim raportit për punën e Komisionit rregullator të energjetikës (KRE) në vitin e kaluar./Telegrafi/