Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit ka hapur lëndë për sulmin ndaj Janakieskit dhe Ristovskit

Nga zyra e Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, informojnë opinionin se me vetë iniciativë ai ka hapur lëndë në lidhje me dhunën e djeshme në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizare, ku siç thuhet, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski kanë marrë lëndime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç sqarojnë nga atje, lënda është hapur në bazë të informacioneve nga mediat, si dhe njoftimeve nga të afërmit e personave.

“Ekipet e Avokatit të Popullit janë në burgun e “Shkupit” dhe nga themeli do ta hetojnë ngjarjen, do të sigurohet i tërë dokumentacioni, do të bisedohet me personat të cilët kanë marrë pjesë në incident, me dëshmitarët e ngjarjes, personat zyrtarë, dhe do të bëhet ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa do të sigurohen edhe video inçizimet nga kamerat e sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Avokati i Popullit rikujton se ngjarjet e tillë konfirmojnë kallëzimet shumëvjeçare dhe të vazhdueshme për seriozitetin e problemeve me sistemin e burgjeve./Telegrafi/

Exit mobile version