Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit: Humanizmi duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjithëve

Me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit në Maqedoni ka lëshuar një njoftim në të cilën bën thirrje që, humanizmi duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjithë qytetarëve, për shkak se çdo njeri sipas tij, ka të drejtat e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njerëzimi është nën kërcënim për çdo ditë nga luftrat dhe sulmet e ndryshme. Gjendjet e këtilla mbjellin frikë, dhimbje dhe vuajtje për shumicën. Jemi dëshmitarë se vitet e fundit, njerëzit për të gjetur një jetë më të mirë, lëshojnë shtëpitë e tyre dhe detyrohen të jetojnë në kushte të tmerreshme johumane. Ata janë personat që jan nën rrezik të përhershëm, dhe të drejtat e tyre njerëzore po mohohen”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu në këtë njoftim, bëhet thirrje që humanizmi duhet të tregohet për çdo ditë dhe jo vetëm një herë në vit./Telegrafi/

Exit mobile version