Site icon Telegrafi

Avokati Musa: Proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale mund të zgjasin deri në 10 vjet

Për punën e Gjykatës Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati Skënder Musa ka thënë se është një zvarritje jashtëzakonisht e madhe të cilës i duhen ndoshta edhe shtatë vjet të kalojë në epilog të shkallës së parë.

Avokati Musa ka thënë se Gjykata Speciale nuk e ka kryer misionin për çka është krijuar.

“Ë është dashur shtatë vjet që të ngritin disa aktakuza që në fakt nuk lidhen me personat që janë të akuzuar”, tha Musa për RTV Dukagjin në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se është një zvarritje jashtëzakonisht e madhe procesi gjyqësor i Gjykatës Speciale, të cilës i duhen ndoshta shtatë-dhjetë vjet të kalojë në epilog të shkallës së parë.

Musa po ashtu ka deklaruar se është shkelje esenciale nëse avokatët nuk pajisen me prova në mënyrë që të kenë mundësi pastaj të përdorin procedurën e ankimimit.

Ndërsa sa i përket ruajtjes së materialeve dhe dëshmitarëve, ai ka thënë se dokumentet dhe dëshmitarët janë jashtëzakonisht të mbrojtura, “ka kopje të mjaftueshme dhe nuk ka çfarë të ndryshohet”.

Lexo po ashtu Pse po zvarritet nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë?

Ndërsa, sa i përket çështjes së paraburgimit, avokati Musa ka thënë se përderisa ka vendim gjyqësor nuk ka shkelje të drejtave të njeriut.

Por ai ka shtuar duke thënë se parimi i gjykimit të drejtë, arresti dhe mbajtja në paraburgim duhet të jetë me afat të arsyeshëm.

Ai ka thënë ndër të tjera se Gjykata Speciale po vepron në mënyrë speciale dhe nuk po respekton konventën ndërkombëtare.

“Kredibilieti i Gjykatës Speciale është i cenueshëm që nga fillimi i procesit, po vërehen paragjykime edhe nga ana e kolegjeve të apelit, janë lëshuar në vepra të tjera që realisht kanë qenë kompetencë e gjykatave të rregullta, si departamenti special në Gjykatën e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës”, ka thënë Musa.

Ai ka thënë se po ka rrethana të përgjithshme të trajtimit të rasteve ndërsa secili rast është i veçantë dhe secili individ ka pozita të ndryshme.

“Nuk mund të jetë i njëjtë, kanë specifikat e veta, akuzat janë të përgjithësuara, me hierarkinë institucionale brenda UÇK-së, këto vendime do të vlejnë për Dhomat e Specializuara, krimet gjykohen individualisht, nëse gjykohen individualisht”, tha avokati.

Ndërkaq, ai ka thënë se monitoruesit nuk janë duke vëzhguar punën e Gjykatës Speciale dhe dhomave të specializuara.

Sipas Musës, kjo gjykatë nuk mund të raportojë para asnjë organi politik, por duhet të raportojë para një mekanizmi evropian dhe para gjyqtarëve evropianë. /Dukagjini/

Exit mobile version