Avokati Skënder Musa, ka deklaruar se Gjykata Speciale po krijon praktikë të rrezikshme me dënimin e Salih Mustafës, siç tha ai pa prova konkrete.
Musa tha se Mustafa është dënuar me 22 vite burgim për një vrasje që nuk i dihet autori dhe as koha.
“Është praktikë e rrezikshme që po krijohet, nëse bazohem në elementet penale të vrasjes është elementare me gjykuar një njeri që ka marrë pjesë në një vrasje në luftë, është kryesorja koha e ndodhjes së vrasjes… Pavarësisht mandatit të speciales, sikur të ishte konstatuar që vrasja ka ndodhur pas qershorit të 1999-tës, kjo gjykatë edhe nëse do ta kishte gjykuar do ishte e obliguar në bazë të kodit penal të krahinës autonome të Kosovës”, tha ai.
Musa theksoi se pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe që kanë kryer masakra ishin dënuar me më pak vite se Salih Mustafa.
“Personat përgjegjës për qindra mijëra viktima nga ana e ushtrisë dhe policisë së Serbisë, janë dënuar me 14 vite, 15, maksimumi 20 vite”, tha ai.