Telegrafi

Avokati Kujtim Kërveshi kërkesë për kafiteritë në Pejë: Të lëshohet muzika e Gjiklës në kohën e varrimit të tij

Avokati Kujtim Kërveshi ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, përmes të cilit ka parashtruar edhe një kërkesë. 

Kërveshi u ka kërkuar kafiterive në qytetin e Pejës që sot (e martë) në kohën e varrimit të artistit dhe drejtorit menaxhues të Telegrafit, Arlind Gjikolli-Gjikla, të lëshohet muzika e tij.

“E kam një lutje për kafiqat e Pejës, edhe pse Gjikla ka qenë i gjithë shqiptarisë, që në kohën e varrimit, sot në Pejë, në orën 15:00, në kafiqat që kanë mundësi, me e lëshu secilën këngë me tekst të Gjikles. Le ta përcjell Peja djalin e vet me muzikën e tij, që dikur me muzikën e tij janë rritur breza e Pejës. Faleminderit”, ka shkruar avokati.

Foto: Facebook

Lutja e njëjtë për kafiteritë në qytetin e lindjes së Gjiklës, ka ardhur edhe nga reperi i njohur shqiptar, Gjiko. /Telegrafi/

Foto: Gjiko/Instagram