Telegrafi

Avokati kosovar Agim Çitaku, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga CAS

Avokati i të drejtës sportive, Agim Çitaku, mori pjesë në konferencën e nëntë të organizuar nga Tribunali i Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe Oda e Avokatëve të Zvicrës, e cila u mbajt më 27 dhe 28 shtator në Lausanne.

Kjo konferencë, e cila mblodhi avokatët me eminent, të së drejtës sportive nga gjithë bota, ku u shqyrtuan tema të ndryshme që lidhen me sfidat e fundit dhe avancimin e së drejtës sportive, mori pjesë për herë të parë dhe një avokat nga Kosova.

Avokati Agim Çitaku bën pjesë në grupin e elitës së avokatëve ndërkombëtar të së drejtës sportive. Zoti Çitaku drejton Institutin për të Drejtën Sportive në ALSS, Zürich, i cili përfshin më shumë se 60 avokatë kryesorë të të drejtës sportive nga e gjithë bota.

Ai këshillon dhe përfaqëson klube dhe federata sportive, si dhe sportistë nga të gjitha sportet, veçanërisht nga futbolli.

Duke shprehur dëshirën për të kontribuar në Kosovë, përkatësisht në mbrojtjen juridike të sportistëve, para një kohe, Citaku ka hapur zyrën e avokatisë, Citaku & Partners në Prishtinë, e cila është dhe zyra e parë e specializuar në të drejtën sportive në vendin tonë.

Në përbërjen e saj ka avokatë ndërkombëtarë të të drejtës sportive dhe gjithashtu një gjyqtar (arbitër) të CAS.

Citaku and Partners ndodhet në lagjen Ulpianës, dhe tashmë sportistët, klubet, dhe federatat sportive ne Kosove kanë një zyrë të specializuar nga e cila mund të këshillohen dhe përfaqësohen në çështjet juridike në fushën e sportit.