Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të ketë rolin e dëshmitarit në Gjykatën Speciale dhe se ai nuk pritet që të gjykohet nga kjo Gjykatë.
“Nuk pres që zoti Thaçi të procedohet penalisht. Ai eventualisht mund të jetë dëshmitar në ndonjërin prej proceseve”, tha Koci, për Tribuna Channel.
Koci thotë se kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova ka vepruar mirë që nuk ka pranuar të takohet me asnjërin nga krerët shtetëror.
Koci shtoi se që nga janari, kjo Gjykatë pritet që intensivisht në hedhjen e aktakuzave ndaj pjestarëve të UCK-së.
Formimi i kësaj gjykate është kritikuar nga një pjesë e spektrit politik, madje edhe nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili formimin e saj e pati quajtur si të padrejtë ndaj shqiptarëve dhe luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Tribuna/