Site icon Telegrafi

Avokati i Koçan ka kërkuar heqjen e vendimit për paraburgim

Edhe pse Prokuroria Speciale Publike tani kërkon nga institucionet tjera gjyqësore në Maqedoni që të gjendet dhe të burgoset sipërmarrësi Sead Koçan, avokati i tij ka kërkuar heqjen e vendimit për paraburgim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Koçan është në arrati dhe shteti ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe vendor për ta gjetur biznesmenin me përkatësi boshnjake.

Avokati i Koçan, Nikolla Dodevski, dje ka informuar mediat se ka plotësuar kërkesën që të hiqet vendimi për arrestimin e klientit të tij.

Përndryshe, Koçan akuzohet për keqërdorimin e 17 milionë eurove në bashkëpunim me një kompani tjetër për një tender të hapur për sigurimin e lëndës së parë për punën e ELEM SHA. /Telegrafi/

Exit mobile version