Site icon Telegrafi

Avokati kanos personelin e sigurimit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se sot me datën 24 janar 2019, një ish zyrtarë ligjor në këtë prokurori, tash avokat Y.GJ., nga Komuna e Gjakovës, ka kanosur personin D.K., nga personeli i sigurimit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 ,përderisa i dëmtuari D.K, ishte duke e kryer detyrën e tij të punës, avokati Y.GH, nuk e ka përfillur atë dhe procedurat e rregullores së Prokurorisë , duke hyrë brenda në Prokurori, dhe përderisa ka dalë jashtë e ka kanosur atë duke përdorur fjalët “ do ta shohësh kush jam unë”, “Rrugaç” dhe fjalë tjera.

Për rastin e njëjtë është lajmëruar policia, e cila është në ndjekje të personit Y.GJ”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version