Avokati i prokurores speciale Katica Janeva, Stevan Pavlleski ka deklaruar se është duke grumbulluar dokumentet e nevojshme dhe se deri në mbrëmje do të dorëzoj ankesë deri tek Këshilli Penal për masën e paraburgimit.
Masën e paraburgimit mbrëmë vonë e caktoi gjykatësi i procedurës paraprake Sead Rexhepagiq duke pasur për bazë, rrezikun nga arratisja, përsëritjen e veprës dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve.
Sot Janeva në shoqërim të policisë ishte në Gjevgjeli për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së saj, e cila gjatë ditës së djeshme në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë./Telegrafi/