Prokuroria e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë personave, për rastin “Drenasi”, lidhur me rastin e abuzimit seksual të së miturës nga Drenasi.
Në mesin e të akuzuarve është edhe avokati që kishte denoncuar i pari rastin, Gazmend Halilaj.
Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë dhe duke pretenduar se fillimisht atij i ishin ofruar beneficione që të ndalet raportimi i rasit.
Sipas tij, pasi që ai nuk kishte pranuar, atë e arreatuan dhe në burg e lanë pa bukë e pa ilaqe.
Ai thotë se aktakuza është ngritur nga një prokuror ndaj të cilit vetë Halilaj kishte bërë kallëzim penal.
Postimi i plotë i Halilajt:
“Une jam GAZMEND HALILAJ Unë nuk frikësohem, nuk shitem, nuk dorëzohem .
Të dashur miq,
Po dëgjoj që Prokuroria me paska ngritur një aktakuzë për një rast që e zbulova vet. Fillimisht kishte që u munduan me çdo kusht të më ofrojnë beneficione që të ndalem, nuk ia dolën, pastaj u munduan të me eliminojnë, nuk ia dolen, pastaj me burgosën dhe më lanë pa bukë pa ujë pa ilaqe, vetëm që të dorëzohem por nuk ia dolen.
Tani me paska ngritur aktakuzë një prokuror të cilit me datë 25.02 2019 i bëra kallëzim penal, të nesërmen i njëjti më arrestoi pa asnjë ankues pa asnjë provë. Nejse, pa dashur të përmendi emra por njerëzit vetëm që po mendojnë ndryshe, po i akuzojnë për terrorizëm dhe pastaj i vrasin në burg, ndërsa unë i kam goditë me prova dhe kjo ka qenë e pritshme.
Ajo çka është SKANDALOZE, që Prokuroria më ka ngritur aktakuzë për vepër që “Fare nuk gjendet ne Kodin penal”. S’ kam qare pa e bërë një Kallëzim penal,, ndaj personave përgjegjës.
Të dashur miq, nga sot do të jem edhe më i FORTË në drejtim të goditjes së krimit sidomos të personave zyrtar.
Unë jam GAZMEND HALILAJ, unë nuk frikësohem, unë do ta godas krimin pavarësisht çmimit që paguaj” (sic.), ka shkruar Halilaj.
Avokati Halilaj ishte arrestuar në shkurt të këtij viti nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës. /Telegrafi/