Site icon Telegrafi

Avokati i Gramoz Vokrrit thotë se ende nuk e kanë marrë vendimin nga Gjykata Themelore

(Fotomontazh: KP/FFK)

Federata e Futbollit të Kosovës në orët e pasdites të së hënës publikoi në faqen zyrtare vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë mbi ankesën e Gramoz Vokrrit, përmes të cilës kërkohej pezullimi i Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, i thirrur për t’u mbajtur më 6 prill.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dalë me vendim duke thënë se nuk është kompetente në pikëpamjet ligjore për ta gjykuar këtë lëndë dhe e ka refuzuar si të pabazuar.

I kontaktuar nga KosovaPress, avokati i Gramoz Vokrrit, Arbër Krasniqi, ka thënë se ai si përfaqësues i palës së ankuar ende nuk e ka marrë vendimin e Gjykatës Themelore dhe se janë duke e pritur atë.

Lexo po ashtu Gjykata Themelore e Prishtinës refuzon ankesën e Gamoz Vokrrit, FFK thotë se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor u konfirmua se ishte i ligjshëm

“Ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Gjykata Themelore”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi për KosovaPress.

Gramoz Vokrri ishte njëri nga kandidatët për kryetar dhe ishte ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor i organizuar më 6 prill është i parregullt.

Në rast se vërtetohet nga të gjitha palët se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i thirru ligjërisht, atëherë të mërkurën i vetmi kandidat për kryetar të kësaj federate do të jetë kryetari aktual, Agim Ademi.

Exit mobile version