Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka publikuar në rrjetin social Facebook, dokumentin drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes të cilit ka kërkuar hetime dhe ekspertiza të pavarura lidhur me vdekjen e Deharit.
Gashi thotë se familja Dehari, beson se Haradinaj ka rol në këtë aspekt dhe se ai do të urdhërojë angazhimin e Institutit Zviceran të zbardh rastin.
Shkrimi i plotë i Tomë Gashit:
“Angazhimi i Institutit zviceran në rastin e Astrit Deharit në duar të kryeministrit z.Ramush Haradinaj.
Sipas kërkesës së prindërve të Astrit Deharit znj. Xhemile dhe Avni Dehari, sot kam paraqitur kërkesë të re drejtuar Kryeministrit z.Ramush Haradinaj, që në kuadër të kompetencave të tij të obligoj Ministrinë e Drejtësisë që të angazhoj Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne- Zvicër: Centre Hospitalier Universitaire Vaudois –CHUV për hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimit të pavaruar të kryej edhe ekspertiza të pavarura lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Astrit Dehari më 05.11.2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Familja e Astrit Deharit beson se z.Ramush Haradinaj ka një ndjeshmëri të madhe sa i përket këtij rasti, dhe se ai në cilësinë e Kryeministrit do të urdhëroj angazhimin e Institutit Zviceran”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/