Telegrafi

Avokati Gashi: Prokuroria Speciale duhet ta tregojë të vërtetën për rastin Dehari

Avokati Tomë Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës së fundmi ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në këtë rast Prokuroria Speciale duhet ta tregoj të vërtetën, pa manipulime.

Gashi ka theksuar gjithashtu se Prokuroria Speciale këtë ekspertizë e ka pranuar para 12 ditëve.

Lexo po ashtu Raporti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës: Analizat nuk kanë treguar profil tjetër të ADN-së përveç të Astrit Deharit

“Prokuroria për të mos e manipuluar opinionin do të duhet fillimisht të tregoj se a kanë marrë gjurmë të ADN- së nga të burgosurit që kanë qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 05.11.2016, a kanë marrë gjurmë të ADN- së i gjithë stafi i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, a kanë marrë gjurmë të ADN-së nga ana e gardianëve dhe policëve të cilët Astrit Deharin e kanë nxjerrë të gjallë – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimit në Prizren dhe të vdekur – pa shenja jete e kanë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit”, ka shkruar Gashi në rrjetin social në Facebook.

Avokati Gashi më tej ka theksuar se rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk do të duhet të keqpërdorej nga askush dhe më së paku nga Prokuroria Speciale. /Telegrafi/