Avokati Tomë Gashi, ka bërë të ditur se do të jetë një nga avokatët në Gjykatën Speciale.
Një gjë të tillë, avokati Gashi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ai aty ka publikuar, përveç emrit të tij, edhe emrat e dy avokatëve tjerë, Gregor Guy Smith dhe Colleen M. Rohan.
“Përsëri në Hague…”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ndryshe, deri më tani Gjykata Speciale u ka bërë ftesë, përveç Rrustem Mustafës-Remit, si dhe Sami Lushtakut, edhe Safet Sylës, Sokol Dobrunës dhe Nazif Mehmetit. /Telegrafi/