Site icon Telegrafi

Avokati Gashi: Nëse Azem Syla ndodhet në Zvicër, ai do të ekstradohet menjëherë në Kosovë

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi ka ripërsëritur edhe një herë se klienti i tij është jashtë Kosovës.

Gashi në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova ka thënë se Azem Syla është aty ku ka qenë dje, pra jashtë Kosovës.

“Ai ka premtuar dje se do të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundshme, dhe që nga dje nuk kam komunikuar me të”, tha Gashi.

Ai më pas ka shtuar se deputeti i PDK-së, Syla nuk mundet me gjet avokat më të mirë se vetveten. I pyetur se a është e vërtetë që ai mund të ndodhet në Zvicër, Gashi ka thënë se nuk e din.

“Nuk e di a është e vërtetë apo jo, shpresoj të mos jetë sepse do të ishte skandal i radhës pasi që Zvicra ka kohë që ka miratuar një ligj të fortë ku thuhet se në rast se personat që ndiqen penalisht për shkak të veprave të ndryshme penale do tu merret nënshtetësia”, tha Gashi duke thënë se me këtë rast në qoftë se Azem Syla gjendet atje ai do të ekstradohet për në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version