Disa erdhën me veshje peshkatari dhe garues të tjerë kishin veshje sportive.
Por ishte veshja ngjyrë krem e avokatit Jon Auvil që ra në sy të “jurisë” që i dhanë titullin për autorin më të ngjashëm dhe ish-banorin e Key West, Ernest Hemingway.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Auvil triumfoi mbrëmjen e së shtunës mbi 124 garues të tjerë për titullin në konkursin vjetor “Të dukesh si Hemingway”.
Auvil tha se ai ndan pasionin e Hemingway për peshkimin, ka shkruar disa “trillime” dhe do të donte të shkruante më shumë.
“Çdo njeri dëshiron të shkruajë si Hemingway”, tha Auvil, i cili jeton në Dade City, Florida, në verilindje të Tampa. /Telegrafi/