Site icon Telegrafi

Avokati i familjes së Astrit Deharit paralajmëron kallëzim penal kundër një zyrtari të LDK-së

Avokati i familjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi, pritet që gjatë të premtes të dorëzojë kallëzim penal kundër një zyrtari të lartë të LDK-së.

Gashi nuk ka zbuluar emrin e zyrtarit të LDK-së.

Sipas tij ky kallëzim penal, siç e quan ai, “ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit”.

“Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së. Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit Dehari”, shkroi Gashi në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version