Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit në Hagë, ka nisur me deklaratën e tij hyrëse.
Emmerson ka hedhur poshtë akuzat ndaj Veselit, duke thënë se roli i tij ka qenë i qartë gjatë kohës së luftës, dhe se nuk ka nxitur asnjëherë ndonjë krim, transmeton Telegrafi.
“Askush në vitin 1998 nuk mund të parashikonte se kur NATO do të arrinte pikën dhe do të ishin të gatshme për të ndërhyrë kundër Serbisë, për të parandaluar edhe një gjenocid sikur ai në Bosnjë, e as Veseli. Sepse roli i tij ishte të lidhte me shërbimin informative, që mbanin në vëzhgim situatën në Kosovë. Ju e dini se periudha e konfliktit të armatosur duhet ndarë në tri faza.
Serbët sulmuan në pranverë gjithë popullatën civile. E, pastaj operacioni tjetër duke hy në shtëpi dhe duke vrarë njerëz. Aso kohe nuk kishte një funksion të brendshëm të zbulimit. Periudha e dytë ishte midis vjeshtës të vitit 1998, ku pati organizime dhe Veseli u emëru si shef zbulimi. Sapo Veseli u emërua shef i zbulimit ai u largua nga Kosova, dhe u vendos jashtë vendi duke mbajtur lidhje. Funksioni i tij është i dukshëm në periudhë kohore”, ka thënë ai.
Emmerson pohoi se fokusi i Veselit ishte të mbante lidhje me organizata tjera.
“Ai nuk ishte i vendosur në malet e Berishës, ai ishte jashtë Kosovë për të dhënë kontribut jetik për Kosovën.
Asnjë prej dëshmitarëve nuk e ka parë Veselin të bëjë diçka të papërshtatshme. Nuk kanë asnjë provë që ai ka dhënë ndonjë nënshkrim për ndonjë krim apo çfarë do tjetër”, pohoi Emmerson. /Telegrafi/