Avokati i Britney Spears, Mathew Rosengart, ka reaguar për një raportim ‘të rremë dhe shpifës’ që lidhet me këngëtaren e “Toxic” për përdorimin e një lloj droge (METH).
Thuhet se i njëjti i dërgoi një letër ligjore DailyMail të dielën, në të cilën i kërkoi të bëhet një hetim në lidhje me shfrytëzimin e fëmijëve të mitur të Spears, Sean Preson dhe Jayden, që i ndan me ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline.
“Daily Mail, përmes Daphne Barak, postoi dje një histori që përmbante trillime të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me klienten time Britney Spears që i atribuohen Kevin Federline dhe fëmijëve të tij, veçanërisht në lidhje me METH”, fillonte letra.
Rosengart vuri në dukje se Federline, i cili ishte i martuar me Spears, 41 vjeçe nga 2004 deri në 2007, “e pranoi falsitetin e historisë me Barak”.
“Kam mësuar veçmas se në disa raste, Barak kërkoi të kontaktonte Britneyn me pretendime të rreme, përsëri fëmijët e saj të mitur, gjë që është shfrytëzuese dhe ngacmuese”, vazhdoi letra e avokatit.
Letra përfundonte, “Britney është me të vërtetë një figurë publike, por kjo është plotësisht e papranueshme”.
Reagimi u bë pasi u tha se familjarët janë të shqetësuar për Britney për shkak të METH si dhe mund të përfundojë sikurse Amy Winehouse.
Metamfetamina ndryshe është një drogë sintetike në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer. /Telegrafi/