Site icon Telegrafi

Avokati i “Boki 13”: Jovanovski trajtohet në mënyrë jonjerëzore në burg

foto: makfax

Bojan Jovanovski trajtohet në mënyrë jonjerëzore, shëndeti i tij është shumë keq, gjegjësisht jeta e tij është në rrezik, ndërsa çdo ditë fyhet për shkak të orientimit të tij seksual.

Avokati i “Boki 13”, i dyshuar për rastin “Haraçi”, Sashko Dukovski, sot në konferencë për shtyp tha se do të dorëzojë kallëzim penal kundër disa personave.

Ai tha edhe pse ka pasur udhëzime nga mjekët, Jovanovskit me ditë të tëra nuk iu është mundësuar terapi antibotike.

Jovanovski për momentin ka gjak në urinë dhe jashtëqitje, ndërsa as nuk mund të shkon vetë të kryej nevojën.

Më 14 tetor në Spitalin “8 shtatori” iu konstatua se Jovanovskit nuk i punon njëra veshkë dhe i kanë sugjeruar terapi antibiotike. Që atëherë, çdo ditë ai është detyruar të marrë ilaçe. Megjithatë, Dukovski thotë se, si është lejuar që të pritet kaq gjatë për këtë./Telegrafi/

Exit mobile version