Telegrafi

Avokati Besnik Berisha: Thaçit nuk i është dhënë mundësia për t’u përballur me akuzat kundër tij

Avokati Besnik Berisha në një lidhje telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse Prokuroria nuk është urdhëruar nga Gjykata që ta kthejë mbrapa aktakuzën për ta plotësuar me të drejtën e Thaçit për t’u përgjigjur për pretendimet kundër tij, intervistimi i Thaçit do të ishte jo logjikë.

“Nga ajo që di zotit Thaçi asnjëherë nuk i është dhënë mundësia për t’u përballur me akuzat kundër tij dhe kjo cenon drejtësinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avokati thotë se Gjykata Speciale ka dështuar ta procedojë Thaçin në cilësinë e personit të dyshuar ashtu siç thuhet në Kodin e Procedurës Penale.

“Thaçi duhet në formë deklarative të jep versionin e tij për akuzat ndaj tij”, tha ndër të tjera Besnik Berisha./Telegrafi/