Site icon Telegrafi

Avokati i Bekim Nezirit: Incidenti në M-NAV ka ndodhur pas shpinës së tij, ai nuk ka marrë pjesë

Sot në Gjykatën Penale është mbajtur seancë për ankesën e Prokurorisë, për vendimin e gjykatës që të mos caktojë paraburgim për të dyshuarit për dhunën në M-NAV.

Avokati Elenko Milanov, i cili është përfaqësues ligjor i Bekim Nezirit në rastin lidhur me sulmin në M-NAV, thotë se Neziri, i cili është njëri nga të dyshuarit, nuk ka marrë pjesë në incidentin në Navigacionin Maqedonas, se nuk ka pasur absolutisht asnjë kontribut në këtë rast dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas shpinës së tij.

Elenko Millanov tha se klienti i tij nuk e ka ndërmend të arratiset.

“E gjithë fama rreth kësaj ngjarje filloi me një dezinformim që përsëritet vazhdimisht, dhe të gjitha deklaratat dhe komentet e mëparshme si nga publiku profesionist ashtu edhe nga ai joprofesionist bazohen në atë dezinformatë, që është se çfarëdo që ndodhi, ndodhi në kullën e kontrollit. Në këtë ngjarje nuk ka asgjë që ka ndodhur në strukturën e kontrollit, as nuk ka ndonjë gjë që ndodh pranë asaj kulle kontrolli dhe as me një person që në atë moment duhej të kryente detyrat e tij në kullën e kontrollit. Kjo është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që e bëri këtë famë dhe polemikë”, tha sot para Gjykatës Penale avokati i Nezirit.

Ndryshe, për sulmin në objektin e M-NAV-së dhe sulmin ndaj punonjësve, Gjykata Penale ka caktuar masë sigurie ndaj Bekim Nezirit, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe tre personave të tjerë, ndonëse Prokuroria Publike ka kërkuar masën e paraburgimit, të cilit prokuroria apeloi./Telegrafi/

 

Exit mobile version