Site icon Telegrafi

Avokati i Ardian Gjinit: Prania e Kusari-Lilës në Gjykatë, tendencë për ndikim

Të premtën u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aty morrën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Aty ishte edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Prania e saj aty nuk po i duket korrekte dikujt.

Përfaqësuesi juridik i kryetarit aktual të Gjakovës, Ardian Gjini po thotë se prania e Kusari-Lilat në ata përurim është tendencë për ndikim tek një rast që kanë në trajtim Gjykata për Kryetarin dhe ish-kryetaren e Gjakovës.

“Marrja pjese e një shefeje te një grupi parlamentar, ne rastin konkret e znj. Mimoza Kusari – Lila, ne delegacionin per inagurimin e objektit te ri te Gjykatës Themelore ne Gjakove – e cila eshte subjekt i procedures civile per shpifje dhe fyerje ne kete gjykate si paditese kundër te paditurit Ardian Gjini (e edhe shume rasteve tjera ne kete gjykate te cilat po zhvillohen momentalisht), dhe e cila çështje zhvillohet nga viti 2017 dhe ku shpresojmë qe se shpejti te merret vendimi meritor per kete çështje pasi ka përfunduar edhe fjala perfundimtare e paleve, per ne si pale ndërgjegjese është e papranueshme dhe përben tendence per te ndikuar ne vendimmarrje dhe cenim te pavaresise se gjyqësorit”, ka shkruar avokati, Meshari Selimaj.

Gjithsesi ai shpreson që Gjykata do të jetë e drejtë në marrjen e vendimit.

“Përkundër kësaj, ne vazhdojmë të besojmë se gjykata do te merr një vendim te paanshëm, objektiv, te drejte dhe te mbështetur ne ligj ne lidhje me ketë çështje juridiko-civile, anipse situata e paraqitur si ne keto pamje përben shqetësim te madh per mua si pale ne procedure dhe avokat i kryetarit te komunës se Gjakovës  Ardian Gjini”, shkroi Selimaj në Facebook.

Exit mobile version