Telegrafi

Avokati Alispahiq kërkon të shkarkohet gjyqtarja Laliçiq

Avokati Asmir Alispahiq në shtator ka ngritur aktpadi penale deri te Prokuroria e Shkupit dhe denoncim për shkarkim deri te Këshillit Gjyqësor për gjyqtaren, Sofija Laliçiq e cila e dënoi me 2.000 euro për shkak se ka ofenduar në ‘Facebook’ duke e quajtur ‘gjyqtare swarovski’.

Ai në profilin e tij në ‘Facebook’ shkroi: “Gjatë kohë mendoja nëse do ta shpërndaja me ju, por për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, ofendimeve ndaj meje si dhe ndaj familjes time nga ana e gjyqtares swarovski, Sofija Laliçiq, ju njoftoj se është ngritur kërkesë për vërtetimin e përgjegjësi deri te Këshilli Gjyqësorë, aktpadi penale në Prokurori Shkup për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, shkroi avokati Alispahiq, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këshilli Gjyqësor e pranoi ankesën e avokatit dhe vlerësoi se Alispahiq nuk do ta paguajë dënimin prej 2.000 eurove.

Ndryshe, para dy muajve, Laliçiq dënoi avokatin për shkak të një statusi të publikuar në ‘Facebook’./Telegrafi/