Site icon Telegrafi

Avokatëve të Boki 13 u është ofruar para për deklaratën e Zoran Milevskit

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për ‘A1on‘ vërtetoi se avokatëve të rastit ‘Haraçi’ ju është ofruar ta blejnë deklaratën e Zoran Milevskit.

“Rasti është paraqitur, ndërsa denoncimi është dërguar tek prokurori i cili do të veprojë në hetim. Denoncimi është ngritur nga një person i mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jo zyrtarisht, Prokuroria do t’i shqyrtojë kamerat për të parë se kush ka hyrë dhe kush ka dalë nga hapësirat ku mbahen dëshmitë e dhëna nga personat e dyshuar. Gjithashtu, do të kontrollohet edhe numri që i ka thirr avokatët.

Një nga avokatët para dy ditë është thirr në telefon dhe nga një i panjohur është pyetur nëse është i interesuar të siguruar deklaratën e Milevskit, i cili është i dyshuari i dytë në rastin ‘Haraçi’./Telegrafi/

Exit mobile version