Avokatët në rastin ‘TNT’ kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të shkarkojë poroten të cilës i mbaroi mandati dhe rasti ‘TNT’ të fillojë nga fillimi.
Nëse kryetari i Këshillit, Zdravev nuk cakton seancë, avokati Jovica Strashevski paralajmëroi se do të ngrisë aktakuza në MPB dhe Prokurori Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev për ‘TV Sitel’ deklaroi se seanca tashmë është thirrur, dhe nuk do të mbahet me ultimatum nga mbrojtja. Seanca e fundit në dhjetor u anulua për shkak se nuk kishte kuorum.
Rastin e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.
Për veprën akuzohen shumë persona, mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/